Kuvendi mblidhet sot në dy seanca
Prishtinë, 25 shtator - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të sot për të vazhduar me pikat e mbetura nga seanca e kaluar, ndërsa po sot do të fillohet me seancë të re.
Pas dy pikave të rëndomta, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të procedohet me shqyrtimin e Propozim-amendamentit Kushtetues nr. 26, nëpërmjet të cilit Konventa e Stambollit përfshihet në Kushtetutën e Kosovës, e që ka të bëjë me ​parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
Seanca do të vazhdojë me formimin i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Bordit të RTK-së, prej tyre një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera jo shumicë, propozimet e katër komisioneve parlamentare për ndryshimin e emërtimeve dhe fushëveprimtarive të tyre, si dhe zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19, nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë zgjedhja e Avokatit të Popullit.