20 Janar 2025

Kuvendi mblidhet për shpërndarjen e Legjislaturës së IV

Prishtinë, 7 maj - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, në rendin e ditës kishte shqyrtimin e kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshmes të Kuvendit të Kosovës.

Kërkesa ishte e nënshkruar nga 57 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Grupi i deputetëve kishte bërë kërkesë  që seanca plenare e sotme të ketë këtë rend dite: Shpërndarja e Legjislaturës së Katërt të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kërkesa ishte në pajtim me nenin 69, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 38 të Rregullores së Kuvendit.

Kryesia përkrahu njëzëri  kërkesën e grupit të deputetëve për ta vënë në rendin e ditës së seancës së sotme të Kuvendit këtë kërkesë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)