Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë, 26 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si "Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë". 
 
Kjo seance e jashtëzakonshme është thirrur me kërkesen e 40 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. 
 
Po sot në të njejten kohë Kryeparlamentari Kadri Veseli, Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV merrin pjesë në takimin koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi.















