Kuvendi mblidhet në seancë, shqyrton 20 projektligje
Prishtinë, 19 tetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancëne plenare te radhës në të cilën do të shqyrtojë dhe miratojë 20 projektligje.
Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të bëhet shqyrtimi i parë i 20 projektligjeve.
Projektligji i parë që do të shqyrtohet është Projektligji për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit.
Më pas deputetët do të shqyrtojnë Projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale.
Po ashtu do të shqyrtohet Projekt-kodi i Procedurës Penale, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin riprodhues, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transplantimin e indeve dhe qelizave, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimin mjekësor emergjent, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin e duhanit.
Gjatë kësaj seance do të shqyrtohet ehde Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërprerjen e shtatzënësisë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjak dhe përbërës të gjakut, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për produkte dhe pajisje medicinale, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi publike, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin shëndetësor, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin sanitar të Kosovës, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve të Kosovës në sistemin shëndetësor.
Në rend dite në këtë seancë do të jetë edhe Raporti vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020, si dhe ai i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.