Kuvendi mblidhet në një seancë të re plenare
Prishtinë, 29 shtator - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të re plenare.
Seanca e sotme do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, për të vijuar me pyetjet parlamentare.
Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e parë të Projektligjit për sanksionet e shÑnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, Projektligjit për Anti dopingun dhe atij për edukimin në fëmijërinë e hershme.
Në këtë seancë pritet edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.
Pas përfundimit të seancës së re, Kuvendi do t’u rikthehet shqyrtimit të pikave nga seancat e papërfunduara.