19 Janar 2025

Kuvendi mblidhet javën e ardhshme

Prishtinë , 19 shkurt - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën  merrnin pjesë  edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që mbledhja plenare të mbahet javën e ardhshme më 27 shkurt, si dhe ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë, i cili mund të plotësohet në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, ditën e hënë.

Pas shterimit të pikave të përhershme të seancave të  rregullta: koha për  deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë  Projektligjin për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kurse për herë të  dytë  do të shqyrtojnë  Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.
 
Në këtë seancë pritet të radhitet edhe emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, por duke i konstatuar paqartësitë e krijuara edhe herë të tjera lidhur me këtë çështje, Kryesia kërkon nga ky organ shpjegime shtesë lidhur me këto emërime.

Në seancën e 27 shkurtit do të zhvillohen dy debate parlamentare, përkatësisht   për gjendjen e sigurisë në shkollat e  Republikës së Kosovë, si dhe për  gjendjen e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Për debatin e parë Qeveria e ka përcjellë informatën e kërkuar lidhur me temën, por ende jo edhe informatën lidhur  debatin e dytë.

Duke e shqyrtuar  nismën qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit, Kryesia ia ka përcjellë atë Qeverisë së Kosovës për mendim.

Sa i përket procedimit të  nismës së Grupit të deputetëve  për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit  “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, Kryesia e ka ngarkuar Komisionin parlamentar për arsim... që ta studiojë mirë çështjen dhe Kuvendit t’ia paraqesë raportin me rekomandime, para se çështja të radhitet për seancë plenare.

Kryesia ka vlerësuar se kërkesa e Grupit Parlamentar të LDK-së  për debat parlamentar lidhur me procesin e privatizimit të IGK “Ballkan”,  në  Suharekë, i plotëson kushtet për shqyrtim në Kuvend, në njërën nga seancat e radhës (brenda tri javësh nga shqyrtimi në Kryesi).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)