Kuvendi mbildhet sot për të votuar Gjykatën Speciale
Ngritja e gjykatës e cila ka nxitur shumë reagime në Kosovë, mbështetet edhe nga diplomacia euro perëndimore, ndërsa kundërshtohet nga opozita e cila e sheh atë si cënuese të sovranitetit të Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i bindur se Kuvendi i Kosovës do të votojë të hënën pro krijimit të Gjykatës Speciale.
Ai ripërsëriti qëndrimin se Gjykata Speciale është detyrim ndërkombëtar që derivon nga letërkëmbimi i presidentes Jahjaga me baroneshën Catherine Ashton.
Kuvendi i Kosovës do të votojë për të dytën herë për gjykatën speciale pasi me 26 qershor ky institucion i tha jo krijimit të saj.