Kuvendi mban sot seancën plenare, opozita e bojkoton
Prishtinë, 15 mars - Kuvendi i Republikes se Kosovës mban sot seancën Plenare, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve të Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Asnjëra prej tri subjekteve opozitare nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës se sotme plenare.
AAK-ja e Nisma e kanë shpallur bojkotin edhe për seancat e tjera, e LVV-ja është përcaktuar të mos jetë vetëm në këtë vazhdim.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një takim me kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se vendimi i partisë së tij dhe i Nismës për Kosovën për bojkot të Kuvendit të Kosovës është kundërshtim i marrëveshjeve për Asociacion dhe Demarkacion.