Kuvendi mban sot seancën e rregullt plenare
Prishtinë, 23 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancën e rregullt plenare në të cilën do të shqyrtojë një varg Pojektligjesh.
Si pikë e parë e kësaj seance është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta.
Me pastaj kuvendi do të bejë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Armë, si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-246 për Pajisje me Armë, Municion dhe Pajisje Përkatëse të Sigurisë për Institucionet e Autorizuara Shtetërore për Siguri,
Në fund të seancës Kuvendi do të bejë shqyrtimin e Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2014,