Kuvendi mban sot seancën e parë për sesionin vjeshtor
Prishtinë, 20 shtator - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbaj sot seancën e parë për sesionin vjeshtor.
Seanca do të fillojë me pikat e rëndomta, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës dhe atë për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.
Në këtë seancë pritet të formohet edhe Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.