19 Janar 2025

Kuvendi mban seancën plenare

Prishtinë, 13 mars - Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës deputetët pritet të votojnë rekomandimet nga debati parlamentar lidhur me gjendjen e sigurisë në shkollat e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu Kuvendit do të votoj edhe rekomandimet nga debati parlamentar lidhur me gjendjen e personave me aftësi të kufizuara.

Po në këtë seancë pritet të bëhët votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar lidhur me procesin e privatizimit të IGK "Ballkan", në Suharekë.

Ndërkaq në seancën e dytë për sot Kuvendi do të bën shqyrtimin e parë te Projektligjit për provimin përfundimtar dhe provimin e Maturës Shtetërore, shqyrtimin e Projektligjit për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shqyrtimin e Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, shqyrtimin e Projektligjit për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, etj....

Kuvendi gjithashtu do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, shqyrtimin e Planit Hapësinor "Monumenti i Natyrës me rëndësi të Veçantë Ujëvarat e Mirushës", shqyrtimin e Planit Hapësinor Zona e Mbrojtur me Interes të Veçantë " Beteja e Koshares", dhe shqyrtimin e e Popozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Parkut Kombëtar " Bjeshkët e Nemuna",

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)