17 Janar 2025

Kuvendi mban seancë te jashtëzakonshme për Nehat Thaçin

Prishtinë, 11 tetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, në orën 10:00, në te cilën do të shqyrtojë pikat e bartura nga seanca e kaluar, ndërsa pasdite, në orën 14:00, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Në seancën e paradites, pas pikave te zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, do të bëhen katër votime: votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore, votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës, votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës, si dhe votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

Në vazhdim, do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për Akreditim, ndërsa në për të dytën herë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta.

Seanca do të vazhdojë me zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, dhe shqyrtimin e dy raporteve: raportit mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015, dhe atij të Agjencisë së statistikave të Kosovës për vitin 2015.

Në seancën e jashtëzakonshme, ndërkaq, e cila mbahet në bazë të kërkesës së deputetit Gëzim Kelmendi, mbështetur nga 44 deputetë të tjerë, do të debatohet për rastin e arrestimit të Drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, nga ana e autoriteteve të Serbisë.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)