Kuvendi mban seancë solemne për liberalizimin e vizave
Prishtinë, 5 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mblidhet në një seancë solemne lidhur me rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovë.
Kjo seancë me karakter solemn, ka të bëjë me rekomandimin nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si dhe me vizitën në Kosovë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.