Kuvendi mban seancë për te shqyrtuar Platformën për dialogun me Serbinë
Prishtinë, 7 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme e cila është kërkuar nga kryeministri i Qeverisë, Ramush Haradinaj.
Në ketë seancë Kuvendi do të bëj shqyrtimin e dytë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,
Gjithashtu Kuvendi po në ketë seancë do të bëj edhe shqyrtimin e Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.â