Kuvendi mban seancë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës
Prishtinë, 9 mars - Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon seancë të veçantë, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Deputetëve të Kuvendit të Republikës do t’u drejtohet znj. Vasfije Krasniqi-Goodman.
Po gjatë ditës se sotme Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, viziton Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 Marsit.