22 Dhjetor 2024

Kuvendi mban seancë për punën e Qeverisë

Prishtinë, 5 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbaj sot seancën e radhës në të cilën do të mbahet debati parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në rend dite të kësaj seanca do të jetë propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Me pas deputetët do të bejnë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Po ashtu do te behët edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të RTK-së, si dhe në fund do të mbahet debati parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)