Kuvendi mban seancë për presidentin e Austrisë, Heinz Fischer
Prishtinë, 29 tetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbaj një seancë të veçantë në të cilën, Presidenti i Republikës së Austrisë Heinz Fischer, do të mbaj një fjalim para deputetëve të Kuvendit.
Ai paraprakisht do të takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa.
Presidenti Fischer dhe presidentja Atifitet Jahjaga do të marrin pjesë sot edhe në Forumin Ekonomik Kosovar-Austriak, ndërsa pas fjalimit të Fischerit në Kuvend, dy presidentët, do të vizitojnë Prizrenin.
Presidenti Fischer, i cili ka arritur dje në vendin tonë ka përgëzuar Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit duke e konsideruar atë si një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
Ai ka shprehur optimizmin e tij se nuk do të jetë i largët as procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.