Kuvendi mban seancë lidhur me situatën e rëndë në Telekom
Prishtinë, 23 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdoj sot seancën me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 11 e 23 qershor dhe 9 korrik si dhe do të mbaj seancën e radhes plenare ne te cilen do te mbahet debat parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës.
Kuvendi do të vazhdojë seancat me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, përkatësisht votimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat nevojiten 80 vota për, si dhe dy propozim-rezolutat nga debati i fundit i Kuvendit lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid 19 nga ana e qeverisë.
Ndërkaq me vone do të fillojë seanca e rregullt plenare, me pikat e rëndomta të rendit të ditës: deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare.
Seanca pritet të vazhdojë me debatin parlamentar lidhur me situatën financiare në Telekomin e Kosovës, të kërkuar nga GP i Vetëvendosjes, si dhe debatin parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.