Kuvendi mban mbledhje solemne, për Komisionerin Hahn
Kështu, të hënën, më 2 nëntor, në orën 10:00, Kuvendi do të mbajë seancë plenare në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Të premten, ndërkaq, më 6 nëntor, në orën 11:00, Kuvendi do të mblidhet në një seancë të veçantë për nder të Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili njëherësh do tu adresohet deputetëve me një fjalë rasti.