29 Prill 2024

Kuvendi mban mbledhje komemorative për Nekibe Kelmendin

Prishtinë, 20 qershor - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e jashtëzakonshme, me rastin e vdekjes së deputetes Nekibe Kelmendi, ka vendosur që sot në orën 13:30 Kuvendi të mbajë mbledhje komemorative për deputeten e ndjerë.

Fillimisht Kryesia ka mbajtur një minutë heshtje, në shenjë nderimi për deputeten e të katër legjislaturave. Me këtë rast është krijuar Këshilli i varrimit, anëtarë të të cilit do të jenë: kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së dhe i Prishtinës, dr. Isa Mustafa, të gjithë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe të gjithë shefat e grupeve parlamentare.

Arkivoli i së ndjerës do të ekspozohet në hollin e Kuvendit nga ora 14:00- 15:00 për tu nderuar nga deputetë dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Kryesia po në mbledhjen e sotme ka tumirë kërkesën e Grupit Parlamentar VETVENDOSJE! që për shkak të vdekjes së deputetes Kelmendi interpelanca kryeministrit Thaçi lidhur me Autostradën të shtyhet për një ditë tjetër.

Për shkak të agjendës së ngjeshur të kryeministrit të Kosovës në ditët në vazhdim, interpelanca shtyhet për javën e ardhshme.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)