Kuvendi mban mban seancë solemne për Haradinajn
Prishtinë, 30 nëntor - Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në një takim të drejtuar nga dr.Jakup Krasniqi, në të cilin merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të AAK-së për Seancë solemne me rastin e lirimit nga Gjykata e Hagës të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Duke e vlerësuar lart kontributin e Ramush Haradinaj për çlirimin e Kosovës, angazhimet politike të tij, pas çlirimnit të Kosovës dhe sjelljen e tij përballë drejtësisë, anëtarët e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare, të pranishëm në takim, njëzëri kanë vendosur që sot, më më 30.11.2012, në orën 14:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës të mbajë Seancë solemne me rastin e lirimit të Haradinaj.