20 Janar 2025

Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne për 17 shkurtin

Prishtinë, 17 shkurt - Sot Kuvendi i Komunës së Prishtinës, mbajti një seancë solemne për shënimin e 17 shkurtit, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Fillimisht Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Halim Halimi e mori fjalën dhe tha se kjo ditë është përkujtim për të gjithë ata që dhanë krejt çka kishin që Kosova të jetë e pavarur, e shumë nga ta edhe jetën e tyre. 

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi e mori fjalën tha se më 17 shkurt u shpall Republika, e që do të thotë për popullin dhe e popullit.

 “Neve na mbetet që të zotohemi që me të vërtetë ta jetësojmë Republikën, e ajo do të thotë që populli me të vërtetë të jetë sovrani, që të gjithë qytetarët me të vërtetë të jetojnë në barazi e që të gjithë qytetarët të jetojnë me dinjitet”, tha Shpend Ahmeti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)