Kuvendi Komunal i Mitrovicës mban mbledhje urgjente
Mitrovicë, 27 mars - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka propozuar thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit të Komunës për sot në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë.
Kjo mbledhje do të mbahet në Sallën e Kulturës pasi që i plotëson kushtet e kërkuara për mbajtjen e mbledhjes urgjente, për të përfillur rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për mbajtjen e distancës.