18 Maj 2024

Kuvendi kërkoi nga 5 vendet e BE të njohin Kosovën

Prishtinë, 11 korrik - Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetari Albin Kurti, ka diskutuar për letrën që do t’u dërgohet komisioneve homologe të shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Kryetari i komisionit prezantoi para anëtarëve të tjerë draftin e letrës, nëpërmjet të cilës u bëhej thirrje komisioneve homologe të këtyre pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, që të anojnë kah njohja e pavarësisë së Kosovës dhe të ndikojnë te qeveritë e tyre që ta bëjnë këtë.

Letra bën një pasqyrim të realitetit në Kosovë dhe përmban argumente për njohjen e pavarësisë.

Pas disa plotësimeve nga ana e anëtarëve të komisionit, u dakordua që letra t’u dërgohet komisioneve homologe.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, në funksion të të cilës, instituti “Grupi për Studime Juridike dhe Politike”, i angazhuar nga komisioni, kishte përgatitur një raport vlerësues mbi përputhshmërinë ndërmjet akteve nënligjore dhe Ligjit për Shërbimin e Jashtëm. Raporti u prezantua nga përfaqësuesi i këtij instituti, Dren Doli.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)