Kuvendi i vazhdon mandatin EULEX-it
Prishtinë, 17 qershor - Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 79 vota për dhe as një kundër deputetet kanë vendosur që EULEX-it t`i vazhdohet mandati.
Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.