29 Prill 2024

Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon 10-vjetorin e punës

Prishtinë, 10 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot shënon 10-vjetorin e punës më ç’rast për këtë përvjetor të rëndësishëm të legjislativit të vendit janë paraparë edhe aktivitete të shumta.

Jakup Krasniqi kryetari i Kuvendit ka thënë me këtë rast se Kuvendi i Kosovës, në dhjetëvjetorin e tij, vjen me bilanc të pasur të të arriturave e sukseseve evidente. Më 2001, veç kësaj ndërtese, të shfrytëzuar deri atëherë nga administrata ndërkombëtare dhe një legjislacioni me rregullore, Kuvendi i ri i Kosovës nuk kishte pothuajse asnjë kusht tjetër funksionimi normal.

Kuvendi sipas tij e filloi nga e para, me përvojën e re, me administratën e sapo pranuar dhe me mbështetjen e miqve zemërgjerë. Kuvendi ka zgjedhur të gjitha institucionet demokratike të shtetit, ka miratuar Kushtetutën, simbolet e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin përkatës të organeve shtetërore.

\"Gjatë katër legjislaturave të tij, Kuvendi ynë prioritet bazë ka pasur funksionin legjislativ, për të përmbushur vakumin e madh të kornizës ligjore, duke miratuar 424 ligje. Vetëm në Legjislaturën e kaluar, që nuk zgjati as tri vite, u miratuan  205 ligje, kurse në këtë vit të mangët të Legjislaturës në vijim, janë miratuar 56 ligje dhe 36 projektligje janë në procedim\", ka vlërsuar Krasniqi.

Ai ka shtuar me tutje se duhet theksuar faktin që çdo projektligj i miratuar nga Kuvendi, ka qenë i shoqëruar me një deklaratë për përafrimin e tij  me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Për vetëm dhjetë vjet, Kuvendi ka miratuar gjithashtu 14 rezoluta dhe po aq deklarata, qindra vendime, qëndrime e rekomandime dhe në vitet e pavarësisë, sipas kompetencës kushtetuese, ka ratifikuar 13 marrëveshje ndërkombëtare.

Gjatë më pak  se katër vjetëve të pavarësisë, Kuvendi ka pasur shtatë interpelanca, shtatëmbëdhjetë debate parlamentare dhe nëntëqind e pesëmbëdhjetë pyetje parlamentare.

Vetëm gjatë vitit në vijim, Kuvendi ka ushtruar tetë mbikëqyrje të zbatimit të ligjeve nga Qeveria dhe nga organet tjera zbatuese, si dhe ka shqyrtuar raporte vjetore të organeve të pavarura, të themeluara prej tij.

Krasniqi ka theksuar me tutje se Kuvendi në këto pak vite të veprimit ka kontribuuar fuqishëm për përparimin e demokracisë në përgjithësi në Kosovë dhe në mënyrë të veçantë të demokracisë parlamentare.

\"Liria dhe demokracia, për të cilat ka aspiruar gjatë Kosova, sot janë realitet, janë të arritura historike me mund dhe sakrifica të saj, por edhe me mbështetjen e pakursyer të miqve ndërkombëtarë.\"

Duke qenë i përkushtuar në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, Kuvendi sipas Krasniqit ka ngritur Komisionin për Integrime Evropiane, ka miratuar rezolutë dhe plan veprimi në këtë proces dhe bën harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane. 

Kuvendi çdo vit shqyrton Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, duke   ndërmarrë veprimet përkatëse për përmbushjen e rekomandimeve të tij.

Ai ka thënë me tutje se është përmirësuar gjithashtu vlerësimi i projektligjeve për  përputhshmërinë e tyre me të drejtat e njeriut dhe ndikimet buxhetore të projektligjeve.

\"Ne e kemi shtuar ekspertizën për të pasur shqyrtim efektiv në Kuvend, por edhe kapacitetet për mbikëqyrje efektive të implementimit të ligjeve. Miratimi i të ashtuquajturës “Letra e Bardhë” në Kuvendin tonë, ishte ngjarje e rëndësishme për zbatimin e agjendës evropiane të përfshirjes sociale në Kosovë\", ka pohuar kryeparlamentari Krasniqi.

Kuvendi i Kosovës, mban takime të rregullta vjetore me Parlamentin Evropian dhe ka marrë pjesë në dy takimet e organizuara nga Parlamentit Evropian me parlamentet kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku është diskutuar gjerësish perspektiva evropiane e rajonit tonë.

Krasniqi ka thënë po ashtu se Bashkimi Evropian ka dhënë sinjale të qarta për mbështetje të Kosovës në rrugën e saj të integrimit evropian, duke paralajmëruar dialogun e shpejtë për liberalizimin e vizave, marrëveshje tregtare, përfitim nga programet e BE-së dhe mundësinë për anëtarësim në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.  diplomatikë të akredituar në Prishtinë. 

Gjatë gjithë periudhës dhjetëvjeçare sipas tij kanë vazhduar investimet kapitale për përmirësimin e kushteve të punës në Kuvend.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)