Kuvendi i Preshevës legalizon përmendoren e Dëshmorëve
Preshevë, 16 janar - Kuvendi Komunal i Preshevës ka miratuar të mërkurën vendimin për legalizimin e përmendores së vënë para godinës së kuvendit komunal të Preshevës me emrat e dëshmorëve të kombit.
Vendimi në fjalë u votua unanimisht nga 38 këshilltarët e Kuvendit të Preshevës, ndërkohë që nuk ka pas ndonjë këshilltar të përmbajtur e as kundër këtij vendimi.
Kryetari i komunës në Preshevë, Ragmi Mustafa, me këtë rast u ka thënë mediave se me këtë veprim është përmbyllur çështja mjaftë e përfolur e lapidarit të Dëshmorëve ët UÇPMB-së.
Mustafa, ka pranuar të mos ketë pas dokumentacion përcjellës deri më tani për Përmendoren e Dëshmorëve të UÇPMB-së, ndërkohë që sipas tij vendimet e sotme institucionale, do të ndikojnë që kjo çështje e cila ka preokupuar jo vetëm Luginën, por edhe tërë rajonin dhe komunitetin ndërkombëtarë, të tejkalohet.
Ndërsa, sipas Mustafës, autoriteteve të Serbisë nuk do t`i mbetet hapësirë që të veprojnë siç është shprehur, në bazë të ligjit, në bazë të Kushtetutës, por do të mund të veprojnë dhe reagojnë në bazë të sjelljes së një politike për të cilin ata e vlerësojnë se si duhet të veprojnë, ka thënë Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës.