Kuvendi i Kosovës zhvillon debat për programin e qeverisë së re
Prishtinë, 10 shtator - Partitë opozitare LDK, Alternativa dhe Vetëvendosje kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të debatuar lidhur me “parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021”, prezantuar në seancën e djeshme.
Tashmë në Kuvend, kryetari Kadri Veseli ka arritur dhe pritet që të nis seanca.
Siç dihet gjatë ditës së djeshme është votuar kabineti i ri qeveritar që do të drejtohet nga kryeministri Ramush Haradinaj gjatë katër viteve të ardhshme. Haradinaj dhe ekipi i tij është votuar me 61 vota për dhe 1 abstenim, vota këto të koalicionit PANA dhe Listës Serbe, derisa në kohën e votimit seancën e kanë braktisur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LDK-Alternativa.