Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës
Prishtinë, 12 mars - Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës. Përveç pyetjeve parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe për miratimin e taksave vjetore për vitin 2015.
Përveç kësaj, deputetët do të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga radha e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe pritet të zgjidhen dy anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media.
Seanca e sotme do të filloj në orën 10.