Kuvendi i Kosovës sot hap dyert për qytetarë
Prishtinë, 15 shtator - Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot, shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me ç'rast do të hap dyert për të gjithë qytetarët që dëshirojnë ta vizitojnë e të cilët do të njihen më për së afërmi me punën e legjislativit të vendit dhe të takohen me përfaqësuesit e zgjedhur të tyre.
Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë përfaqësues rinorë nga të gjitha komunat do të marrin pjesë në simulimin e Seancës Plenare, gjatë së cilës do të debatojnë në temën Çfarë presin të rinjtë nga institucionet e Kosovës?
Në këtë datë mbahet Dita e Dyerve të Hapura të Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilësinë ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës mund ta vizitojnë qytetarët, të cilët do të njihen më për së afërmi me punën e legjislativit të vendit dhe të takohen me përfaqësuesit e zgjedhur të tyre.
Nxënës të shkollave të mesme nga Prizreni, Gjakova, Peja, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica, Prishtina dhe komuna tjera të Kosovës, në mënyrë të organizuar, do të vizitojnë Kuvendin e Kosovës.
Nga ora 12.00, përfaqësues rinorë nga të gjitha komunat do të marrin pjesë në simulimin e seancës plenare (në Sallën e Kuvendit), gjatë së cilës do të debatojnë në temën Çfarë presin të rinjtë nga institucionet e Kosovës?. Me një fjalë rasti atyre do tu drejtohet kryetarit i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi.