23 Janar 2025

Kuvendi i Kosovës përkujton masakrën e Srebrenicës

Prishtinë, 9 korrik - Me një minutë heshtje, Kuvendi i Kosovës ka nderuar sot të gjitha viktimat e masakrës së Srebrenicës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se masakra e Srebrenicës, e cila ndodhi 20 vjet më parë, paraqet gjenocid dhe krim që duhet të prek në ndërgjegjen e gjithë botës.

Deputetët e komunitetit bosnjakë kanë rikujtuar masakrën e Srebrenicës.

Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me faktin se më 11 korrik, kur do të mbahet ceremonia përkujtimore për të shënuar 20 vjetorin e masakrës, ata nuk mund të udhëtojnë për në Srebrenicë, për shkak të procedurave të ndërlikuara të udhëtimin, për faktin se Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Më 11 korrik në Srebrenicë afro 8,000 burra dhe djemë myslimanë u vranë nga forcat serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)