Kuvendi i Kosovës miraton 9 projektligje
Prishtinë, 31 gusht - Kuvendi i Republikës së Kosovës, në ditën e fundit para se Kosova të dorëzojë në BE raportin me arritjet në fushën e ligjeve për vitin 2011, ka miratuar 9 projektligje që erdhën si kërkesë e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, vitin e kaluar.
Gjithashtu sot pas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së është rikthyer Ligji për prokurimin publik me ndryshime.
Deputetët kosovarë kanë miratuar edhe ligjin për prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, sikurse edhe parandalimi i konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Nga 21 projektligje që kanë qenë pjesë e Raportit të Progresit, deri më tani vetëm 9 janë miratuar përfundimisht, ndërsa 8 të tjera kanë kaluar vetëm në leximin e parë në Kuvend.
Pjesë e Raportit të Progresit, i cili do të publikohet më 12 tetor, pritet të jenë edhe vlerësimet për sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, liria e mediave, e të tjera.
Por miratimi i këtyre projektligjeve nuk ka kaluar pa debat. Lëshimi i seancës së fundit nga Grupi Parlamentar i LDK-së, për shkak se siç kanë thënë ata janë shkelur procedurat gjatë miratimit të Ligjit për prokurimin publik.