Kuvendi i Kosovës mbyll punimet për këtë vit
Prishtinë, 17 dhjetor - Kuvendi i Kosovës, ka mbyllur punimet për këtë vit në sallën alternative.
Sot në seancën e fundit për këtë vit janë votuar anëtarët e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP). Kryetari kadri Veseli ka thënë se pret që në vitin tjetër të kthehet normaliteti i punimeve të kuvendit.
Kuvendi i Kosovës me 65 vota pro 4 kundër 3 abstenime, ka miratuar bordin e AKP-së. Kryesuesi ka mandat tre vjeçar dhe zëvendëskryesuesi gjithashtu.
Mirtatimi i Bordit të AKP-së u bë pas shtyerjes së seancës së kaluar ku pati mospajtime për numrin e anëtarëve.