Kuvendi i Kosovës mbanë seancë plenare
Prishtinë, 8 mars - Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, pas pikave të përhershme - koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe për pyetje parlamentare - do të shqyrtohet edhe Plani i veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.
Ndërkaq janë paraparë të shqyrtohen për herë të dytë: Projektligji për avokaturën shtetërore, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës.
Kuvendi po ashtu shqyrton raportin të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore,Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit kundër diskriminimit, si dhe raportin e punës së Komisionit për Reformën Zgjedhore për periudhën 22 prill 2011 deri më 29 gusht 2012.