19 Janar 2025

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e radhës

Prishtinë, 9 qershor - Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e radhës, në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje.

Ato përfshijnë Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime në Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore dhe Projektligjin për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës.

Karakteristikë e kësaj seance është rikthimi i paralajmëruar në Kuvend i partisë më të madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, pas gati 90 ditësh nga braktisja e seancave plenare.

Opozita, që përfshin edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partinë Nisma, ka braktisur Kuvendin në shenjë kundërshtimi me marrëveshjet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)