02 Maj 2024

Kuvendi i Kosovës kundër mësimit fetar dhe shamisë në shkolla

Prishtinë, 29 gusht - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot kan votuar kundër futjes së lëndës së edukimit fetar dhe bartjes së shamisë në arsimin publik parauniversitar në Kosovë, që ishte propozuar nga grupet parlamentare Kosova e Re, SLS dhe 6-Plus, pa mbështetjen e Komisionit funksional dhe Komisionit për legjislativ.

Neni 3, amendamenti 7 dhe 8, i Ligjit për arsimin parauniversitar, që ka të bëjë me futjen e lëndës së mësimbesimit dhe bartjes së shamive në shkolla. Amendamenti 7 u kundërshtua nga 43 deputetë, 39 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Ndërsa amendamenti 8 u kundërshtua nga 64 deputetë, për ishin 18 deputetë dhe 1 abstenoi.

Para hedhjes në votim të dy amandamnteve të Ligjit për arsimin parauniversitar, pati debate të ashpra mes deputetëve, që më të zëshmit ishin ata të Partisë së Drejtësisë dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Deri sa të parët kërkonin që edukata fetare të futet në shkollat publike, pasi është edhe një standard evropian, deputetët e AAK-së, theksonin së kombi shqiptar ka tri fe, të cilat duhet të mbeten jashtë shkollave publike.

Deklarimet më të ashpra ishin ato të deputetit Adrian Gjini nga AAK dhe deputetit Gëzim Kelmendi, nga Partia e Drejtësisë. Në arsyetimin për futjen e lëndës fetare në shkolla, Kelmendi tha se është një rikthim i kësaj lënde në shkolla, pasi kjo lëndë është mësuar edhe më parë, por me ardhjen e komunizmit është hequr, ndërsa është si lëndë në të gjitha shtetet evropiane.

Por Gjini i tha Kelmendit se para Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur shkolla shqipe në Kosovë, ndërsa në vendet perëndimore studiohet Darvini, gjë që nuk ndodh në Kosovë. Kelmendi ka reaguar ndaj fjalës së Gjinit, duke ia rikujtuar se çfarë thotë Teoria e Darvinit, gjë që shkaktoi reagimin edhe të deputetëve tjerë të AAK-së.

I zëshëm gjatë debatit ka qenë edhe kryetari i PD-së, gjegjësisht ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.

Po ashtu edhe kryeministri i vendit la të nënkuptohet se mbështet këtë amandamentim ligjor, i cili u shpreh se është për vlerat evropiane dhe respektim të plotë të kushtetutës së Republikës së Kosovës, por gjatë votimit deputetet e PDK-së e “tradhtuan” kryeministrin, sepse në votimin e dytë për votuan vetëm 18 deputetë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)