17 Janar 2025

Kuvendi i Kosovës debaton për EULEX-in

Prishtinë, 25 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e sotme plenare do të debohet për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudha e tranzicionit, sipas kërkesës së deputetit Kurtan Kajtazi, mbështetur nga deputetët nënshkrues.

Ndërkohë seanca e javës së kaluar, ku pritej të debatohet për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës dhe rolin e EULEX-it, është shtyrë për ditën e sotme për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk morri pjesë me arsyetimin se Kurtan Kajtazi ka ndryshuar tekstin e kërkesës për këtë debat.

Ndërkaq në seancën e dytë, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe kohës për pyetje parlamentare, do të shqyrtohet për herë të dytë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013.

Po ashtu, për herë të dytë shqyrtohen projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, projektligji për tregtinë e mallrave strategjikë, si dhe projektligji për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës në bashkëpronësi.

Kurse për herë të parë do të shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, si dhe projektligji për tregun e naftës dhe të produktet e naftës në Kosovë.

Gjatë kësaj seance do të shqyrtohen edhe raporti vjetor i punës së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2012,raporti i Qeverisë së Kosovës për funksionimin e sistemit të auditimit të brendshëm në sektorin publik të Kosovës për vitin 2012 dhe raporti i punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

Gjithashtu, pritet të zgjedhet edhe një anëtari i Këshillit Drejtues të Institutin Gjyqësor të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)