Kuvendi i Komunës së Klinës me deklaretë për Ramush Haradinaj
Klinë, 24 shkurt - Me propozimin e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, sot Kuvendi i Komunës së Klinës ka miratuar propozimin e kryetarit për futjen në rend dite të deklaratës kundër ndaljes së tejzgjatur të ish komandantit të UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj nga shteti i Francës, në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga shteti serb.