22 Janar 2025

Kuvendi hyn në fazën e bojkoteve

Prishtinë, 7 shtator - Seanca e thirrur për datën 9 tetor nga 62 deputetë të koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje mund të dështojë për shkak të mosinteresimit të PDK-së, por edhe minoriteteve për të marrë pjesë në të.

Koalicioni paszgjedhor aktualisht ndodhet në një situatë më të vështirë krahasuar me seancën e 17 korrikut, sado që as ajo seancë nuk kishte dhënë si rezultat zgjedhjen e kryetarit, pasi që tani ky bllok i ka 63 deputetë në dispozicion për seancë dhe jo 83 sa i kishte në korrik.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka konfirmuar se PDK do t’i përgjigjet vetëm ftesës së kryesueses Flora Brovina për mbajtjen e seancës.

Por, të hënën ishte pushim, andaj ai nuk kishte informacione se është thirrur kjo seancë nga deputetja më e vjetër Brovina.

“Ftesa duhet të vijë nga Brovina e cila është kompetente për ta caktuar seancën”, ka theksuar Grabovci.

Ai e ka përjashtuar mundësinë që një grup deputetësh të thirrin seancë, duke përsëritur se këtë mund ta bëjë vetëm Flora Brovina.

Sipas qëndrimit të PDK-së, transferimi i debatit parlamentar rreth formimit të institucioneve në Kuvend, siç po pretendon blloku LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje vetëm sa mund ta përkeqësojë gjendjen dhe tensionojë situatën.

Kështu që ky subjekt politik i jep mbështetje presidentes Atifete Jahjaga në përpjekjet e saj për të gjetur një zgjidhje. /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)