22 Janar 2025

Kuvendi heq nga diskutimi “Trepçë”-n

Prishtinë, 19 janar -  Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin e Qeverisë për të hequr nga rendi i ditës “Trepçë”-n. Për kanë votuar 71 deputetë, 34 kundër dhe një abstenim. Kurse opozita ka lëshuar sallën duke mos marrë fare pjesë në votim.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se përmes Ligjit për ndryshimin dhe riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, është forma më e mirë për funksionalizimin e “Trepçë”-s.

Ai iu ka thënë deputetëve se me këtë ligj nuk po tradhtohet “Trepça”, por po parandalohet falimentimi i saj. “Ne kemi propozuar që të futet me urgjencë Ligji për ndryshimin dhe riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre. Qëllimi themelor është që të krijojmë kushte që Trepça të punojë në mënyrë normale, të përgatiten plani dhe strategjia për ‘Trepçë’-n. Ne e kemi definuar ‘Trepçë’-n me ligj të veçantë.

Në këtë ligj ne kemi bërë përpjekje që të parandalohet procesi i falimentimit të Trepçës dhe ky ligj e parandalon atë. Në qoftë se plani dhe organizimi i ‘Trepçë’-s nuk prezantohet deri më 2 shkurt, atëherë procedura e likuidimit fillon. Me këtë ligj ne krijojmë kushtet që ne ta pamundësojmë fillimin e procedurës së likuidimit të ‘Trepçë’-s për 1 vit e gjysmë.

 AKP-ja mund të kërkojë nga Dhoma e Veçantë për të përgatitur planin e organizimit të ‘Trepçë’-s. Ne me këtë ligj s’po e tradhtojmë Trepçën, por kjo është mënyra më e mirë për ta trajtuar ‘Trepçë’-n”, ka thënë kryeministri Mustafa. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)