Kuvendi hap dyert për të gjithë mërgimtarët
Prishtinë, 21 korrik - Këtë vit, për herë të parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës në mënyrë të organizuar hap dyert për të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ dhe të takohen me përfaqësuesit e qytetarëve.
Aktiviteti Bashkatdhetarët në Kuvend mbahet më 21 dhe 22 korrik 2015, nga ora 10:00 16:00.
Pritja qendrore organizohet të mërkurën, më 22 korrik, në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, në të cilën kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të takojë grupe të mërgimtarëve dhe do të mbajë një fjalë mirëseardhjeje.
Të gjithë bashkatdhetarët që aktualisht gjenden në Kosovë dhe dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës, janë të mirëpritur dhe ftohen ti bashkëngjiten këtij aktiviteti.