20 Janar 2025

Kuvendi fillon seancën pa opozitën

Prishtinë, 24 shkurt - Nën masa të shtuara të sigurisë dhe tensioneve politike, Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën plenare, pa praninë e deputetëve të opozitës, numri më i madh i të cilëve është i suspenduar.

Vendimin për suspendim e ka marrë të premten kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës dhe sjelljeve tjera të deputetëve nga opozita.

Andaj, meqë bëhet fjalë për vazhdimin e seancës nga e premtja, masa e njëjtë vlen edhe për seancën e së mërkurës.

Por, për dallim nga herat tjera, deputetët e opozitës kësaj radhe nuk kanë provuar fare që të futen në sallë, dhe kjo i ka lehtësuar punën sigurimit si edhe kryetarit Veseli që t’i zhvillojë punimet e Kuvendit, transmeton REL.

Përderisa Kuvendi po i vazhdon punimet, jashtë ndërtesës qëndrojnë aktivistë e mbështetës të opozitës.

Ata, nga e dita e martë kanë vendosur tenda para ndërtesave të Kuvendit dhe Qeverisë, ku edhe kanë kaluar një natë.

Liderët opozitarë, kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë në tenda para qeverisë deri më 27 shkurt, kur opozita ka thirrur një manifestim gjithë-popullor me kërkesën për dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

Ngjashëm me seancat e fundit të këtyre muajve, ndërtesat e Kuvendit dhe Qeverisë, përfshirë edhe hapësirat brenda, janë të mbushura me policë sijësitë speciale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)