20 Janar 2025

Kuvendi duhet të shpërndahet këtë javë

Prishtinë, 22 prill - Nëse dëshirojmë që zgjedhjet parlamentare të mbahen në fund të majit ose fillim të qershorit, atëherë shpërbërja e Kuvendit duhet të ndodhë këtë javë

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës duhet të shpërbëhet këtë javë nëse ka disponim nga partitë politike që zgjedhjet të mbahen në fund të majit apo në fillim të qershorit – shkruan Epoka e re.

“Nëse nuk shpërndahet Kuvendi këtë javë, atëherë mund të ndodhë të shtyhen zgjedhjet deri kah fundi i qershorit”, ka thënë Maliqi, duke vlerësuar se do të ishte më mirë që deputetët e kësaj legjislature të vendosnin për themelimin e Gjykatës Speciale dhe transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Duke folur për shanset e partive politike për fitore në zgjedhjet parlamentare, Maliqi ka thënë se Hashim Thaçi e ka shansin më të madh për të triumfuar përballë kundërkandidatëve.

“Mendoj se Thaçi e ka shansin të fitojë edhe një mandat, sepse po duket më i gjindshmi dhe është duke punuar më së shumti”, ka thënë Maliqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)