29 Prill 2024

Kuvendi do të miratoj rezolute për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë

Prishtinë, 31 janar - Kuvendit i Republikës së Kosovës sot do të mbaj një seancë e jashtëzakonshme ku do të votohet një rezolutë me të cilën Kuvendi zotohet se do t’i kryej të gjitha obligimet që dalin nga procesi i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e drejtuar nga  dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit,  në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka shqyrtuar mundësinë  që Kuvendi  të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të miratuar  një rezolutë për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, konform deklaratës që e kanë nënshkruar, ditë më parë, kryetarët e partive në takim me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryesia ka kërkuar që grupet parlamentare ta formalizojnë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme konform Rregullores së Kuvendit, si dhe ta caktojnë kohën e mbajtjes së saj, kurse administrata e Kuvendit është në pritje të parashtrimit zyrtar të kësaj kërkese.
 
Kryeparlamentari Jakup Krasniçi theksoi se rezoluta në fjalë, kërkon nga institucionet e Kosovës që të marrin të gjitha përgjegjësitë të cilat do të ndihmojnë në heqjen e pavarësisë së mbikëqyrur.

Ndërkaq, Visar Ymeri, shef i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, tha se kjo rezolutë është refuzuar për shkak se ajo është e mangët dhe nuk sqaron se çfarë obligime Kuvendi duhet ti kryej.

Sipas Ymerit në këtë rast bëhet fjalë për ligjet që vijnë nga Pakoja E Ahtisarit por që VV nuk i përkrah që ti votoj pa i pasur në tryezë.

Lëvizja Vetvendosje! sipas tij është për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë sikur që ishim kundër çfarëdo kufizimi ndaj pavarësisë sonë në vitin 2008.

“Ne kemi qenë dhe mbetemi për Republikën sovrane të Kosovës, kundër mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe kundër kushtëzimeve ndaj pavarësisë që vijnë nga Plani i Ahtisaarit. Rrjedhimisht jemi për fundin e mbikëqyrjes, e jo për këmbim të kësaj mbikëqyrjeje me formalizimin e strukturave të Serbisë brenda Kosovës dhe për betonimin e mbikëqyrjes së Serbisë përmbi Kosovë.”

Kryesia  po në mbledhjen e sotme ka përcaktuar edhe rendin e ditës për  mbledhjen ne rregullt plenare të Kuvendit, e cila do të mbahet të enjten, më 2 shkurt.

Pas shterimit të pikave të përhershme të seancave të rregullta: çështje jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë: Projektligjin për shërbimet e shoqërisë informatike, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për turizmin dhe shërbimet turistike,  si dhe Projektligjin për themelimin e Agjencisë për shërbimet e navigacionit ajror. Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohet Projektligji për ndihmë juridike falas.

Kryesia ka autorizuar nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Sabri Hamiti të kujdesen për aktivitetet e Kuvendit për ditën e Pavarësisë së Kosovës, të cilat do të mbahen më 16 shkurt të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)