Kuvendi do të formojë komision hetimor lidhur me menaxhimin e Pandemisë
Prishtinë, 4 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbaj sot seancë plenare në të cilën pritet të diskutohet propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Gjatë kësaj seance deputetët do të bëjnë shqyrtimin e kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020.
Kuvendi po ashtu do të bëj edhe propozimin ei Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.