Kuvendi diskuton privatizimin e Ndërmarrjeve Publike
Prishtinë, 20 shtator - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot pritet të debatojë për privatizimin e ndërmarrjeve publike, si Postë-Telekomin e Kosovës dhe Korporatën Energjetike, si dhe likuidimin e Trepçës.
Me iniciativë të Lëvizjes Vetëvendosje, debati ishte paraparë për të hënën e kaluar, por për shkak të, siç është thënë, mungesës së ministrave të kabinetit qeveritar, ai është shtyrë për sot.
Vetëvendosje! Me këtë rast ka shpreh indinjatën e saj me ata deputetë të pozitës në Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilët votuan ditën e hënë për të shtyrë edhe një herë debatin mbi procesin e privatizimit në vendin tonë.
\"Këta deputetë jo vetëm që anashkaluan kërkesat e grupeve opozitare parlamentare për ta mbajtur këtë debat, por mbi të gjitha këta deputetë nëpërkëmbën vullnetin e dhjetëra mijëra qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin kundër privatizimit të PTK-ës, KEK-ut, e likuidimit të Trepçës.\"
Po ashtu, të hënën, edhe qeveria e bojkotoi seancën parlamentare, duke e shpërfillur vullnetin e qytetarëve me arrogancën që e karakterizon.