Kuvendi diskuton për Forcën e Armatosur të Kosovës në 5 maj
Prishtinë, 28 prill - Kryesisë e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që Kuvendi ta shqyrtojë çështjen e Forcave të Armatosura të Kosovës, në seancën që do të mbahet në datën 5 maj.
Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për vendet e rezervuara për komunitetet pakicë të Kosovës, për të cilat partitë politike kanë shprehur qëndrime të ndryshme.
Ismet Beqiri, shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se LDK do të votojë pa asnjë dyshim, pro themelimit të FAK-ut, por ajo që është e sigurt sipas tij, është se LDK nuk do të votojë kurrë për vendet e rezervuara, njofton RTK.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit nuk janë për të bërë marrëveshje për këto çështje, por kanë kërkesë për shqyrtimin dhe miratimin e amendamenteve të Qeverisë dhe është shumica ajo që do të vendosë.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Ardian Gjini tha se janë pro themelimit të FAK-ut. Sipas tij, nëse ky ligj nuk votohet tani, do ta humbin një shans për të pasur Ushtrinë e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur kategorik kundër vazhdimit të vendeve të rezervuara duke e kushtëzuar atë me themelimin FAK-ut. /