Kuvendi diskuton për fomimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për RTK-në
Prishtinë, 17 nëntor - Kuvendi i Kosovës do të mbaj sot seancën e rregullt plenare në të cilen do të diskutoj formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes "Vetëvendosje" lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës.
Kuvendi po ashtu do të mbaj debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundëshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Edhe zgjedhja e 1 anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, zgjedhja e 1anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie dhe formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie do të jenë në agjenden e seancës së sotme të Kuvendit