Kuvendi dhe shoqëria civile formalizojnë bashkëpunimin
Prishtinë, 3 dhjetor - Misioni i OSBE-së do të organizojë sot në Prishtinë një konferencë për anëtarë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të përmirësuar tutje bashkëpunimin e tyre në ligjbërje dhe në mbikëqyrje të qeverisë.
Pjesëmarrësit e konferencës do të paraqesin një draft-deklaratë që përmban hapat dhe agjendën për bashkëpunim të shtuar në të ardhmen. Ata gjithashtu do të kenë mundësi që të shqyrtojnë praktikat më të mira të parlamenteve të Letonisë dhe të Malit të Zi.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Anëtari i Kryesisë së Kuvendit Glauk Konjufca, dhe Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës do të flasin në këtë ngjarje.