Kuvendi dhe NDI mbajnë konferencën përmbyllëse të Javës së Gruas
Prishtinë, 15 shtator - Kuvend të Republikës së Kosovës dhe Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) organizojnë konferencën përmbyllëse të Javës së Gruas .
NDI gjithashtu falënderon Zyrën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë për mbështetjen e aktivitetit përmbyllës të Javës së Gruas 2022.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.
Tema kryesore e konferencës përmbyllëse të Javës së Gruas 2022 do të jetë "Në mbrojtje të demokracisë: Gjithpërfshirja ka rëndësi" ndërsa në panelet diskutuese do të trajtohet roli i kuvendit në sigurimin dhe mbrojtjen e gjithëpërfshirjes politike në përpjekjet për të kontibuar në qeverisje të mirë.
Po ashtu, do të diskutohet perspektiva e zhvillimit të politikave gjithëpërfshirëse për të reflektuar nevojat e qytetarëve dhe siguruar një demokraci të qëndrueshme.